Konfidencialiteti i referohet mbrojtjes së informacionit nga qasja ose zbulimi i paautorizuar. Sigurimi i konfidencialitetit është të sigurohet se ata që janë të autorizuar për tu çasur në informata janë në gjendje ta bëjnë këtë dhe ata që nuk janë të autorizuar janë të penguar që ta bëjnë këtë. Kjo është siguruar nga komponentë të ndryshëm të sistemit të menaxhimit të bazës së të dhënave si mekanizmat e kontrollit të qasjes dhe enkriptimi. Autorizim, dmth. të drejtat, privilegjet ose leja për të hyrë në të dhëna, përcakton se cilët mund të kenë qasje në të dhëna.. Dhe këto autoritete janë te deklaruara nga politikat e kontrollit të qasjes. Mekanizëm tjetër i rëndësishëm për të siguruar konfidencialitet është enkriptimi. Të dhënat e koduara bëhen të lexueshme vetëm për personin e autorizuar duke përdorur çelësin e enkriptimit dhe të dhënat do të jenë konfidenciale menduar nga transaksioni.